RTV Ora - Veliaj: 3% e apartamenteve të reja do të jepen për strehimit social
  • 5 years ago
#rtvora
Kryebashkiaku Tiranës Erion Veliaj është shprehur se 3 % e apartamenteve të reja që do ndërtohen do të jepen për strehimin e familjeve sociale.

Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjitha pallatet e reja do japin 3 % të ndërtimit për fondin e banesave sociale në Tiranë.

"Unë besoj që shtesa 3% ndërtesave të reja të vendosura në dispozicionin të fondit të banesave sociale e bën akoma më demokratik këtë proces. Besoj që jemi një ndër vendet e rralla në rajonin tonë që e kemi këtë politikë dhe që duhet shumë shpejt, vitin tjetër ta fusim në aplikim por na ndihmon që të mos kthehen hapësirat e qendrave sociale në geto ku ne e dimë që në këtë komunitete dhe në këtë lagje, tek ky stacion autobusi janë vetëm këta të sociales, kurse këta të tjerët që janë më të barabartë se të barabartët janë nëpër lagje të tjera. Kjo s?ka sens dhe evitimi i getove është shumë i rëndësishëm?, tha Veliaj, në konferencën ?Arritja e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri?.

Velaij theksoi gjithashtu se hapja 7 mensave sociale është mundësi që çdo kush në Tiranë të mos vuaj për të ngrënë.

?Jam shumë i vendosur që ne të vazhdojmë me politikat tona sociale. Kemi hapur për herë të parë strehën për personat në situatë rruge. Ishte e precedentë përpara, sot kemi 7 mensa sociale. Ky qytet ka shumë nevoja, por ka dhe shumë solidaritet dhe kështu duhet të jetë. Një qytet me 1 milion banorë patjetër që ka varfëri, por një qytet që prodhon 50 % të Produktit të Brendshëm Bruto, pra të ekonomisë së Shqipërisë patjetër duhet të ketë edhe shumë bujari dhe solidaritet. Kështu që do të doja shumë që mos ta shikonim këtë vetëm si monopol i autoriteteve qeveritare dhe ndërkombëtare,?-shtoi Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-3-e-apartamenteve-te-reja-do-te-jepen-strehimit-social
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended