Ora News - Veliaj: Së shpejti një mijë familje të reja në Tiranë do të përfitojnë kredi të butë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vazhdim të dëgjesave me qytetarët për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm, Veliaj bashkëbisedoi me me banorët e njësisë 4.Ai tha se kjo njësi është simbol i transformimit që ka pësuar e gjithë Tirana, si pasojë e investimeve të kryera.

Veliaj: E gjithë kjo zonë ku sot është shkolla përmbytej. Sot jemi dita me natën. Mënyra se si mbaroi në kohë rekord i gjithë transformimi i Lumit të Tiranës, bashkëpunimi që patëm në komunitet, njerëzve u duket si përrallë nga e kaluara, kur para tre vitesh mblidhnim plaçkat në krahë dhe bënim evakuimet. Kur kujtoj ata të partisë së Babales që jepnin konferenca për shtyp, ne duke ndihmuar njerëzit, ata konferencë për shtyp, e thoshin mos të hiqen njerëzit nga Bregu i Lumit. Jo, mor shok, jo, ke të drejtë të banosh dhe ne të kemi çuar në banesë sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dha edhe lajmin e mirë për të gjitha ato familje që nuk kanë mundësi që të blejnë një banesë. Siç ka ndodhur në dy fazat e tjera, sërish rreth një mijë familje të reja në Tiranë do të përfitojnë shumë shpejt një kredi të butë nga Bashkia e Tiranës, e cila merr përsipër të subvencionojë interesat e tregut bankar. Por, përveç kredive të buta, Bashkia e Tiranës ka edhe tre skema të tjera për të mbështetur familjet, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike që të sistemohen në një strehë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-se-shpejti-nje-mije-familje-te-reja-ne-tirane-do-te-perfitojne-kredi-te-bute
Recommended