Report TV - Përfitojnë 1 mijë familje të pastreha Veliaj:1 mln $ për kreditë e buta

  • 7 years ago
Rreth një mijë familje të reja në Tiranë do të përfitojnë shumë shpejt një kredi të butë. Bashkia e Tiranës nisi sot zbatimin e programit social të strehimit për kreditë e buta për blerjen e një shtëpie, duke marrë përsipër të subvencionojë interesat e tregut bankar.

Programi u prezantua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kreditë e buta janë një tjetër alternativë që Bashkia e Tiranës ofron për t?i dhënë fund problemit të strehimit në kryeqytet, krahas programeve të tjera që zbaton prej muajsh.

Recommended