Veliaj: 2 mijë aplikime për kreditë e buta e kanë kaluar fazën e parë, Vaqarri lagja më e re Tiranës

  • 4 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë për çiftet e reja që duan të blejnë shtëpi me kredi të butë. Ai njoftoi 2 mijë familje kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes. ?Dy mijë aplikime e kanë kaluar fazën e parë, ndërsa në fund, me bankën Raiffeisen, do të përzgjedhim aplikimet që i plotësojnë të gjitha kriteret.

Është një lajm i mirë për qindra familje të reja në Tiranë, që sapo ia kanë nisur jetës, kanë një fëmijë të vogël, janë çifte të reja që sapo kanë nisur punë, që s?kanë shtëpi tjetër dhe shtëpia e tyre e parë do të financohet falë këtij bashkëpunimi. Jam shumë i lumtur që disa bashki të tjera në Shqipëri, edhe në rajon, po e ndjekin këtë shembull?, theksoi ai.

Deklaratën Veliaj e bëri gjatë inspektimit të rehabilitimit të rrugës Kombinat-Vaqarr, ku edhe do krijohet lagjja e re për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, e cila po pasurohet edhe me pemë të reja, duke i dhënë një pamje krejt tjetër hyrjes në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës thekson se falë kontributit të Raiffaisen Bank, mbolli sot 250 pemë të rritura, të cilat ulin nivelin e ndotjes që shkaktojnë jo vetëm makinat, por edhe ndërmarrjet e zonës. Aksionit të mbjelljeve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se është bërë një punë e shkëlqyer.

?Për të gjithë qytetarët që përdorin këtë rrugë për të shkuar në Durrës, kemi bërë një punë të shkëlqyer, në bashkëpunim me ARRSH-në dhe Ministrinë e Infrastrukturës, për ta kthyer në një rrugë me standarde. Kjo është arsyeja që po e shoqërojmë investimin rrugor, edhe me investim mjedisor. Sot po mbjellim 250 pemë të rritura nga Raiffeisen Bank. E vlerësojmë çdo ndihmë dhe nuk i themi jo askujt që s?na sjell qoftë edhe një fidan të vogël; ama, kur kemi donacione të tilla serioze, edhe jetëgjatësia e investimit është më e madhe, edhe lehtësia e mirëmbajtjes është më e madhe, sigurisht ka edhe hijeshi?, tha Veliaj.

Recommended