Tiranë, 13 mijë aplikime për kreditë e buta. Një mijë do jenë përfitues

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të pastrehët që kanë aplikuar për kredi të butë dhe kanë kaluar 3 muaj nga dorëzimi i dosjes në njësitë administrative duhet të rifreskojnë dokumentacionin e tyre.
Edhe ata që muajt e fundit kanë ndryshuar statusin civil, apo pagën duhet të interesohen pranë njësive administrative për të plotësuar dosjen e tyre. Kreditë e buta janë hapur dhe deri më tani janë kryer 13 mijë aplikime. Bashkia ka nisur një fushatë informuese mbi procedurën që duhet të ndjekin qytetarët.
Erjon Veliaj: ?Nga sot çdo qytetar i Tiranës që plotëson këto kritere, ku ne targetojmë kryesisht familjet e reja, mund të shkojnë pranë njësive administrative dhe të bëjnë aplikimin për të marrë një kredi të butë të subvencionuar nga Bashkia e Tiranës dhe pastaj kredinë e merr në bankat e nivelit të dytë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-13-mije-aplikime-per-kredite-e-buta-nje-mije-do-jene-perfitues/

Recommended