Report TV - Plagosja e çiftit Laze në Tiranë, kapet super hajduti që bëri një mijë vjedhje

  • 4 years ago
TIRANË-Policia ka arrestuar njërin nga autorët e tentativës së grabitjes së çiftit Laze mbrëmjen e 19 janarit në Allias. I arrestuari në kuadër të operacionit të koduar "Mjegulla" është Fation Mërtënika 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për drogë.

Ndërkohë që është shpallur në kërkim autori tjetër Markeljan Cungu 23-vjeç, banor i zonës së Alliasit dhe emër i njohur për drejtësinë për shumë se një vjedhje, të dy me precedent të mëparshëm penal edhe në fushën e narkotikëve. Cungu, fqinj i çiftit e njihte mirë zonën, kishte studiuar hyrjen në banesë dhe lëvizjet dhe së bashku me 28-vjeçarin tentuan grabitjen, por hasën në rezistencën e çiftit. Gjatë operacionit janë gjendur dhe sekuestruar edhe dy armët e dyshuara të përdorura gjatë tentativës për grabitje, municion luftarak, maskë e sende të tjera. Armët e zjarrit dhe konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, sipas policisë janë gjetur të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, bashkë me maskat, municionin luftarak, fashetat plastike dhe sende të tjera. Policia thekson se "Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë?, me pasoje plagosjen e rendë të çiftit Petrit dhe Afërdita Laze dhe "Armëmbajtja pa leje", parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim.

Çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze u plagosën me armë zjarri. 61-vjeçari mori një plumb në bark, ndërsa gruaja e tij ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve, të cilët dyshohet se ishin tre, por deri tani një është arrestuar dhe njëri është në kërkim. Petrit dhe Aferdita Laze janë me origjinë nga Skrapari dhe në Tiranë kanë ardhur në 1994, ndërsa kanë disa dyqane të prodhimeve të brumit (bukë, etj).

Recommended