Ekskluzive/ Analiza e ADN-së zbardhi grabitjen e çiftit Laze, autori i arrestua në Rinas
  • 4 years ago
Një analizë ADN-je ka sjellë zbardhjen e grabitjes dhe tentativës së vrasjes në Allias të ndodhur mesnatën e 19 janarit 2020 në dëm të shtetasve Petrit dhe Afërdita Laze. Kjo analizë shkencore është arritur të kryhet falë, marrjes së një kampioni pështyme në një nga maskat e gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes, ku rezultati i kësaj analize ka çuar në identifikimin e njërit prej autorëve pjesëmarrës në këtë grabitje Fatjon Mertënikaj. 28-vjeçari është arrestuar ditën e djeshme nga policia, e cila në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Tiranës,kanë arritur të zbardhin këtë ngjarje të rëndë, ku veç Mernikaj është identifikuar dhe shpallur në kërkim e Markelian Cungu, ky i fundit një hajdut serial në Tiranë dhe jo vetëm dhe Mario Toci për moskallëzim krimi
Recommended