Report TV - “A jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen?”, Gjoni llogari Lleshajt për grabitjen në Rinas
  • 5 years ago
Deputeti Ralf Gjoni në interpelancën që ka thërritur në Kuvend i ka kërkuar shpjegime Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Rinas rreth një javë më parë, ku u grabitën rreth 10 milionë euro.

Gjoni thotë që është vendosur në pikëpyetje siguria kombëtare dhe është rrezikuar një vend i NATO-s dhe kërkon që Lleshaj të japë shpjegime përpara Parlamentit.

Ai i rreshton një sërë pyetjesh ku vë në pikëpyetje punën e Lleshajt në Ministri dhe kërkon e pyet nëse ai është i gatshëm të japë dorëheqjen ministri nëse nuk gjenden fajtorët e grabitjes.

A jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen nëse nuk zbardhet ngjarja??, ishin disa nga pyetjet që ngriti Gjoni në këtë interpelancë.
Recommended