Ora News - Ekzekutimi i dy vëllezërve në Durrës, hetohet dhe lidhja me grabitjen në Rinas
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Arrestimi i autorëve të vrasjes në Durrës pritet të zbardhe një serë ngjarjesh, mes tyre dhe grabitjen e Rinasit.

Nga hetimet e kryera dhe dëshmia e autorëve të dyshuar, Altin Ndoci dhe Klevis Alla, grupi hetimor ka dyshime dhe se mund të jenë përfshirë dhe në grabitjen e blindave me para në aeroportin e Rinasit. Në këtë përfundim ka arritur grupi i punës, pasi ka zbuluar se i ndjeri Besmir Haxhia, i cili ishte dhe objektiv i atentatit të jetë proceduar në të paktën 7 raste.

Pista e grabitjes- Një prej rasteve është dhe dënimi në Greqi ku dyshohet se ai të jetë njohur me Admir Muratajn, ideatorin e supergrabitjes. Për këtë arsye hetuesit dyshojnë se Haxhia të ketë strehuar një prej grabitësve të miliona eurove në Rinas, dhe ndihmuar në realizimin e planit dhe fshehjen e parave të grabitura. Kjo dosje hetohet nga SPAK, por lidhur me dyshimet e fundit që janë ngritur ende nuk ka asnjë material referuar nga prokuroria e Durrësit. Hetuesit lidhin grabitjen me dy vrasjet e fundit në Durrës pasi ka dyshime se një nga viktimat e dy marsit të jetë përdorur për fshehjen e parave.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/bashkepunetori-i-drejtesise-zbulon-aktivitetin-kriminal-te-besmir-haxhise-i-denuar-ne-greqi-e-france

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended