SPAK mbyll hetimet për grabitjen e 4.6 mln euro në Rinas, dosja i kalon GJKKO, 6 persona të pandehur
  • 4 years ago
Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

SPAK u ka komunikuar akuzën personave të arrestuar për këtë ngjarje dhe pritet që dosja të shkojë në GJKKO për seance paraprake.

Organi i akuzës ka marrë të pandehur, Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veselin, Elton Piklin, Renaldo Sulen, Alkond Bengasin. Ndersa per Ragip Hajdinin i njohur si daja nga Kosova i cili ndërroi jetë të martën në spitalin e Traumës do të pushojë akuza.

SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me arme me policinë. Ndërkohë në kërkim vazhdon të jetë Talo Çela dhe Aleks Pepa, për të cilin ka mase sigurie në mungese. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, do të vendose nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të pushojë akuzën ose do ta kthejë për rihetim.

Të gjithë këta anëtarë sipas hetimeve dyshohet se kanë nisur aktivitetin kriminal në Greqi dhe më pas në Shqipëri.

Me vrasjen e Admir Murataj dhe ndarjen nga jeta të Ragip Hajdinit i cili duhej të paraqitej në gjyq, do të mbeten të pazbardhura dhe shumë mistere në lidhje me të konsideruarin ?grupi i blindave?.
Recommended