Ora News - SPAK dhe GJKKO drejt pezullimit të punës për shkak të Covid, vendimi të hënën
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe SPAK mund të pezullojnë përkohësisht punën për shkak të situatës anti-Covid.

Kjo për shkak të rasteve pozitive me Covid në këto dy institucione, të cilat janë në një godinë. Vendimi do të merret ditën e hënë nga drejtuesit e institucioneve për vijimësinë e punës.

Prej dy ditësh e gjithë administrata e këtyre institucioneve po i nënshtrohet kryerjes së testimeve për të evidentuar rastet e prekura.

Por situata bëhet më e vështirë edhe për faktin se për shkak të rikostruksionit që po pëson godina e SPAK dhe GJKKO ndodhen në të njëjtin ambient me zyra të vogla ku qëndrojnë 3 apo 4 persona.

Ky shqetësim u trajtua pak javë me parë edhe nga kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili kërkoi të përfundojne punimet që po kryhen në ambientet e rikostruktuara.

Kjo është hera e dytë që punonjësit e dy institucioneve i nënshtrohen testimeve.

Më herët në muajin prill pas rasteve me Covid te të paraburgosurit testet e kërkuara nga vetë drejtuesit institucioneve për punonjesit rezultuan negative, ndërsa tashmë mësohet se janë evidentuar disa raste me Covid që është me pasoja për këtë isntitucion.

Në hyrje të institucionit është vendosur një tunel dezifektimi, ndërsa prej katër muajsh seancat zhvillohen pa praninë e mediave, vetëm në praninë e avokatëve dhe prokurorëve të pajisur me maska.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/spak-dhe-gjkko-drejt-pezullimit-te-punes-per-shkak-te-covid-vendimi-te-henen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended