Dritan Prifti: Ne KESH do te fus koncepte te reja ne sherbim te punes (21 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Dritan Prifti, i sapo emëruari në krye të KESH-it, bën të njohur strategjinë e punës dhe ndryshimet që do të sjellë në këtë sistem. Pak orë pasi është ulur në karriget e punës është njohur me dosjet më emergjente në fushën energjetike, problem që prej 10 vjetësh. Është nisur me idenë për të studiuar gjendjen dhe më pas për të vepruar për disa zgjidhje afatgjata, qoftë dhe duke minimizuar ndërprerjen e dritave. Ja se cili është problemi kryesor për kreun e KESH-it.
"Problemi kryesor i KESH-it sot nuk është administrata e mirë apo e keqe e KESH-it apo se nuk kemi burime të reja energjie, problemi është që kemi një situatë shumë të zgjatur të thatësirës, nuk kemi rezerva ujore për të prodhuar energji. Kështu që jemi të detyuar të përballojmë një situatë emergjente në fillim, pastaj sigurisht do të punojmë paralelisht me dëmtime të tjera të reformës së administratës."
Por, pas këtyre dhe garancisë që ka marrë Prifti nga qeveria për KESH-in, duket se më shumë në dorë e ka zoti.
"Idenë se kur do të kemi më shumë apo më pak drita, besoj do t'a marrin vesh të gjithë kur të ketë më shumë reshje."
Menaxhuesi i ri i koorporatës do të ndërmarrë hapa që nuk janë bërë më parë nga paraardhësit e tij.
"Unë do të studioj subkontraktimet e disa shërbimeve të KESH-it si mbledhjen e faturave, rrjetin e shpëndarjes së transmetimit. Pra do të fus koncepte të reja në këtë koorporatë me mendimin që do t'i shërbejmë punës."/tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended