Report TV - Dritan Dajti drejt lirisë, detajet e reja me gazetarin Elton Qyno

  • 4 years ago
Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti ka qenë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Recommended