KESH kutitë e reja të sahatëve - (25 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Forma më e saktë dhe bashkëkohore për kontrollin e energjisë për të paguar çdo qytetarë aq sa konsumon, tashmë nëpërmjet bokseve apo kutive për matjen e përqëndruar të energjisë në çdo shtëpi kryeqytetase. Ky është veprimi më i fundit i Korporatës Energjitike Shqiptare, duke sjellë menaxhimin siç duhet të kësaj energjie.

600 bokse të tillë për 10 mijë abonent janë vendosur në të gjithë Tiranën. Sahatët dikur brenda çdo shtëpie kanë zbritur tani në katë të parë, të veçuar por me një kuti të përbashkët e cila hapet vetëm nga faturistët. Ky proces sipas specialistëve të KESH-it është mjaft i kushtueshëm. Agim Ajazi drejtor i filialit të KESH-it për Tiranën tregon.

Agim Ajazi:- ?Qëllimi i parë është të furnizohen abonentët me energji elektrike me të gjitha mënyrat, me riparime, me investime, me shpërndarje, me kontrolle etj, dhe qëllimi i dytë është që të mbledhi këtë energji elektrike që shpërndan. Pikërisht për mbledhjen e energjisë elektrike që shpërndan janë këto bokset e vogla?.

Ky proces kontrollues dhe fitim prurës për KESH-in do ende kohë dhe të ardhura për tu instaluar në 95 mijë abonent që ka Tirana./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended