Tirana me ndarje te reja administrative (9 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Musa Ulqini ka bërë sot publike diskutimin brenda partisë së tij për ndarjen e re administrative të kryeqytetit. Propozimet e këshilltarëve socialistë brenda Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk janë pritur mirë nga këshilltarët demokratë. Cilat janë argumentat që sjellin socialistët për ndarjen e re administrative të kryeqytetit. Musa Ulqini shprehet:
"Ka kohë që diskutohet se cila është rruga më e mirë për t'a qeverisur në mënyrë efektive kryeqytetin përsa kohë që është një qytet metropol dhe janë gati 700 mijë banorë të cilët duhet të qeverisen. Është diskutuar dhe po diskutohet intensivisht problemi i ndarjes së kryeqytetit në disa minibashki, natyrisht pa menduar bashkinë e madhe. Si Lapraka, Kinostudio, Allias, Kombinati do të funksionojnë si minibashki që do të thotë që qytetarët do të kenë mundësi që problemet e tyre t'i zgjidhin më shpejt dhe më mirë."
Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino i cili e përkrah propozimin për ndarjen e re administrative të Tiranës, është shprehur sot për Tv Klan se kundërshtimi i këshilltarëve demokratë në bashkinë e kryeqytetit, shpreh hapur frikën e humbjes së selisë blu në zgjedhjet e pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended