Vulat e reja te notereve - (18 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ndërrohen vulat e noterëve. Të punosh noter do të thotë që përveç punës juridike duhet të marrësh përsipër të ruash edhe vulën, pasi mund të falsifikohet. Nuk janë pak raste që dokumentet e falsifikuara, kanë pasur në fund dhe vulën e firmën e një noteri, që në fakt nuk është takuar kurrë me falsifikuesin.

Pikërisht për të eliminuar tashmë këto manipulime nga falsifikuesit profesionistë, Ministria e Drejtësisë do të nisë një proces të zëvendësimit të vulave të vjetra me disa të reja. Drejtoria e Shërbimeve Juridike në ministri, pohon se, që nesër vulat e vjetra do t?u hiqen nga duart noterëve për t?i pajisur me të reja. Për të qenë më të sigurt ndaj manipulimeve është menduar që noterët tashmë të përdorin dy vula dhe jo më një.

Njëra vulë do të jetë e thatë e derdhur në çelik në një gjurmë tredimensionale në letër dhe që nuk kanë mundësi të fotokopjohen, kurse vula tjetër do të jetë e njomë dhe me kokë prej çeliku. Pajisja e 224 noterëve të licencuar në vend me vulat e reja do të fillojë nesër dhe do të mbarojë më datë 5 Gusht./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended