Investime te reja ne sektorin e agroperpunimit (12 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
20 milion dollarë investime janë kryer në vendin tonë vitin e kaluar në sektorin e agropërpunimit nga të cilat 90% ishin investime nga biznesmenët shqiptarë. Natyrisht një nga këto sektorë më i rëndësishmi është sektori i përpunimit të miellit. Sot në vendin tonë fabrikat e miellit kanë një kapacitet rreth 550 mijë ton grurë në vit që përfaqësohet nga 55 fabrika, 42 prej të cilave janë ndërtuar pas vitit 1991. Këtu duhet të përfshijmë dhe një numër linjash të vogla prodhimi mielli si mullinjtë në zonat fshatare, rreth 233 gjithsej të cilat mund të realizojnë rreth 200 ton miell të një cilësie të dobët.
Sipas drejtuesve të kësaj industrie, shqetësuese për këtë sektor mbetet mielli kontrabandë nga veriu dhe që konkurron në mënyrë jo të ndershme me miellin e prodhuar në vend. Gjithashtu sipas drejtorit të prodhimit të bukës zotit Abdyl Sinani:
"Kryesorja është se vijnë shumë miell nga jashtë shteti dhe konkurrojnë këto tonat. Konkurrimi nuk është një konkurrim i ndershëm, por Komuniteti Europian subvencionon miellin që vjen në vendin tonë dhe kjo ka bërë që këto të dalin më me leverdi. Megjithëse në vend po figuron një cilësi shumë e mirë e miellrave."
Përsa i përket prodhimit të bukës 4-5 vitet e fundit në këtë industri ka qenë një nga sektorët e parë të industrisë ushqimore që u privatizua. Në shkallë vendi sot numërohen rreth 650 linja të prodhimit të bukës prej të cilave 550 janë investime të ngritura këto vitet e fundit. Karakteristikë e kësaj periudhe është tendenca e subjekteve private për të rikonstrutuar teknologjinë me elemente bashkëkohore për mekanizimin e linjave të mbushjes si dhe përsosjen e ambalazhimit dhe etiketimit./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended