Kryeministri Meta drejtuar ministrave te rinj: Duhet te forcojme ekzekutivin (7 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ndryshimet në qeveri nuk bëhen vetëm në kohë krizash, por dhe në momente normale për të përmirësuar nivelin e qeverisjes. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Meta gjatë takimit të parë me katër ministrat e rinj, pikërisht një orë pasi ata janë dekretuar nga Presidenti Mejdani ku kamerat e Televizionit Klan nuk janë lejuar të marrin pjesë.
Kështu ndryshimet e fundit të zotit Meta synojnë forcimin e ekzekutivit, fortësimin e kryeministrit dhe shpejtimin e reformave. Kryeministri pasi ka falenderuar ministrat për pranimin e ftesës nga ana e tij, u shpreh se ata do të sjellin një cilësi të re në sektorin që do të drejtojnë. Kam besim vijoji ai, se do të ketë progres në fushën e drejtësisë ku dhe problemet janë të shumta. Në fushën e mbrojtjes ku ambiciet tona janë shumë të mëdha , po ashtu edhe me punët publike.
"Jam i bindur se qeveria sot është më e vendosur sesa dje, duke realizuar objektivat dhe programin e saj. Është gjithashtu më e shpejtë dhe më efikase sepse besoj se tashmë të gjithë keni filluar nga puna qoftë dhe duke u munduar për veprimet e para në digasterët ku do të shkoni."
Kryeministri Meta gjatë gjithë fjalës së tij përdori veten e parë duke lënë të kuptohej qartë që çdo ndryshim apo reformë në qeveri mban vetëm vulën e tij dhe se dështimi apo suksesi i kësaj qeverie, tashmë lidhet plotësisht me emrin e tij./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended