Programi "Tirana 2000" per shkollat e kryeqytetit (9 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Programi "Tirana 2000" këto shkolla do t'i gjejë me familjarë brenda. Mjediset me fëmijë nëpër botë ndërtohen më vete me qëllim që maniakët të jenë sa më larg. Ndërsa disa shkolla të kryeqytetit janë derë më derë me pallate 12 katësh. Ky është konvikti i Gjuhëve të Huaja. Në të banojnë djem e vajza, 14 deri në 18 vjeç.
5 metra larg dritareve të tyre po ndërtohet ky pallat që sipas tabelës do të jetë me 10 kate. Megjithëse e diel, edhe sot muratorët punonin. Me shumë këmbëngulje ata kërkuan që mos të xhiroheshin. Se nga kush ruhen, nuk dihet.
Ndërsa kjo është shkolla 8 vjeçare "Mihal Grameno". Fëmijët nuk kanë shesh sportiv. Fushën ua ka zënë ky pallat që deri tani ka 3 kate, por nuk dihet dhe sa të tjerë do t'u shtohen. Embëlsirën e lemë për në fund. Ky pallat tashmë ka përfunduar. Ai është plot 12 katësh dhe ndodhet brenda oborrit të Shkollës së Baletit. Mirë që rregullat dhe ligjet e tjera i ka shkelur, por ky nuk ka respektuar as largësinë e domosdoshme të ndërtimit nga ndërtimi./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended