Çmimet për klubin sportiv Tirana - (4 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Klubi Sportiv Tirana është krijuar menjëherë me kryeqytetin. Një pjesë e vogël e atyre që kanë kontribuar në 8 dekada për këtë emër të mirë, sot u mblodhën në sallën e Teatrit Kombëtar. Ky jubile përkon sivjet edhe me marrjen e titullit kampion të ekipit të futbollit.

Kryetari i Bashkisë Albert Brojka i dha trajnerit Sulejman Mema, çertifikatën ?Mirënjohje e Qytetit të Tiranës?. Të njëjtin titull mori edhe ekipi i basketbollit për femra. Medaljen prefekti Taulant Dedja ja dorëzoi sekretarit të klubit Mustafa Tukseferi. Ndërsa nga Komiteti Olimpik Kombëtar sport klub Tiranës i erdhi një medalje e veçantë.

Nga ana tjetër federata e Soprteve të Kosovës shprehu mirënjohje të dyfishtë, së pari për mikëpritjen e tiranasve vjet gjatë luftës në Kosovë dhe së dyti mirënjohje e veçantë për drejtorin e sporteve të bashkisë së kryeqytetit Mirjan Hakani, i cili ishte nismëtari i një veprimtarie ku për herë të parë në terrenet e Prishtinës u shpalos një flamur gjigand shqiptar. Në këtë veprimtari përshëndetën dhe ish-sportisë, trajnerë e veteranë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti




SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended