A do te privatizohet KESH? (24 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Shqipëria është përfshirë nga kriza më e madhe energjetike në vend. Situata duket e pashpresë nëse thatësira do të vazhdojë, por kjo nuk është problemi i vetëm. Kësaj gjendjeje i bashkangjitet mosorganizimi i KESH-it, ndërhyrjet e paligjshme në rrjet, mosvjelja e energjisë që harxhohet dhe qënia e kësaj koorporate shtetërore. Pra, e vetmja shpresë, mbetet privatizimi.
Asnjë nuk merr përsipër të ndërhyjë pa u zgjidhur disa nga problemet që sjellin këtë gjendje. Qeveria shqiptare sivjet është lidhur me firmën energjetike italiane "Enel" e cila është në tratativa për privatizimin e KESH-it. Përpara se të bëhet privatizimi, duhet menaxhuar nga një shoqëri e huaj. Por, "Enel" që do të menaxhojë për 1 vit e gjysmë KESH-in, do të dështojë nëse nuk ndërhyn shteti për ndreqjen e disa degëve problematike në KESH. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Pajtim Bello, tregon mbi kohën e privatizimit.
"Nuk jemi sot në një fazë që mund të flasim për një privatizim të mirëfilltë në KESH, por as që nuk janë hedhur hapat komfortë të strategjisë që ka miratuar parlamenti, qeveria shqiptare dhe që është rënë dakort me organizmat ndërkombëtare që e monitorojnë këtë proces privatizimi në Shqipëri. Kompania "Enel" sapo ka filluar dhe vetë është njohur me një strategji të disa çeshtjeve që ka për të zgjidhur KESH në vitet 2000-2001-2002-2003, dhe e kanë përgatitur punonjësit e KESH ku ai e ka parë këtë, ka studiuar gjenden e KESH dhe ka dhënë mendimet për përmirësimin e situatës."/tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended