Nderpritet energjia tek Parku Rinia, 42 subjekte debitore ndaj KESH (27 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Priten kabllot elektrikë të lokaleve debitorë në Parkun Rinia. Sërish lokalet e parkut janë vënë në shënjestrën e policisë. Aksioni që ka nisur sot në mëngjes ka përfshirë të gjithë lokalet dhe ato të cilat nuk kanë paguar për energjinë elektrike i është këputur kabulli furnizues. Mungesa e energjisë për popullatën ka detyruar KESH-in dhe Bashkinë Tiranë, të presin energjinë atyre që nuk paguajnë. Këtë e konfirmon dhe drejtori i Policisë Elektrike Shqiptare, Sokol Hyseni.
"Ky aksion është vetëm fillimi i një pune të intensifikuar që ka fillua Policia Elektrike për të vënë para ligjit të gjithë shkelësit e ligjit në këtë fushë. Ky aksion zhvillohet me inicitivën dhe me nxitjen e kryetarit të bashkisë ku pjesë e kësaj bashkie është dhe Parku Rinia. Kërkesa është vendosja në rend ligjor i situatës energjetike në pikëpamje të detyrimeve ndaj shtetit të rrjetit elektrik në këtë zonë. Aktualisht në zonën e Parkut Rinia ushtrojnë aktivitet rreth 92 subjekte private. Ng verifikimi që është bërë rezulton se 40 prej tyre nuk kanë paguar detyrimet dhe janë rreth 11 milion lekë të reja. Policia Eletrike në këto kushte ushtron kontroll ndaj këtyre subjekteve dhe i detyron ata të paguajnë. Duke marrë në vend masat ligjore siç janë ndërprerja e energjisë elektrike dhe masa të tjera në të ardhmen sipas ligjit përkatës."/tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended