Sheshi ne qender te Durresit ne gjendje te mjeruar (25 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Çfarë do të bëhet me sheshet e lira në Durrës? Një prej tyre është dhe kjo sipërfaqe prej gati 1000 metra katrorë mbi të cilat ngrihej dikur bari popullor që me konstruksioni prej xhami quheshin sera. Ky shesh përballë institucioneve kryesore si prefektura dhe bashkia, është kthyer në një kazan të madh plehrash dhe në një banjo publike e improvizuar. Para dy vitesh me blerjen e sheshit nga një kompani greke, u mendua se fati i tij u zgjidh.
Në të do të ndërtohej një bankë moderne që do t'ja plotësonte pamjen qendrës, por kanë kaluar 27 muaj dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Para disa kohësh Bashkia e Durrësit u mundua të mbulonte dhe izolonte këto sipërfqe duke vendosur reklama dhe stenda alumini për vendosje reklamash, por as kjo nuk pati efekt. Përgjatë fushatës në të u ngjitën dhe u grisën aq shumë postera , sa tani ka mbetur vetëm një sipërfaqe me arna./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended