Drejtori i KESH flet per situaten e renduar energjitike ne vend - (28 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Vazhdon situatë e rënduar elektroenergjitike në vend. Edhe pas prurjeve të ujit nga Maqedonia, niveli i ujit në kaskadën e Drinit vazhdon të bjerë, për shkak të mungesës së reshjeve. Sipas Drejtorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Dritan Prifti, e vetmja mundësi për të stabilizuar sadopak gjendjen është importimi i energjisë nga jashtë.

Dritan Prifti, Drejtori i KESH:- ?Unë nesër do të nisem për në Greqi, për të lidhur një kontratë për të importuar energji. Kjo shpresojmë që do ta përmirësojë situatën, por megjithatë nuk duhet të heqë përfundimisht kufizimet derisa të kemi përmirësime të klimës, derisa të kemi reshje?.

Në qoftë se do të nënshkruhet kontrata me Greqinë, të martën mund të fillojë furnizimi me energji elektrike. Por dhe kjo nuk do të zgjidhë përfundimisht problemin me dritat./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended