Rritja e cmimit te energjise sjell dhe rritjen e cmimit te produkteve (25 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kriza energjetike në vend plotësohet vazhdimishht nga importe energjie nga vendet fqinje. Kostoja e lartë e importit ka detyruar KESH-in të rrisë çmimin e korentit për të gjithë jo familjarët. Çdo fabrikë, punishte apo furrë buke, është e detyruar të paguajë shtesën 1,5 lekë për çdo kilovat të harxhuar. E nëse ndodh kjo, çmimi jo i ngritur i korentit tek familjarët, do të kalojë tek ai i bukës apo i një tjetër mall i konsumit. Tregtarët e furrës shprehen se me rritjen e çmimit të energjisë do të rritet dhe çmimi i bukës.
Shqipëria ka nevojë për 15 milion kilovat orë në ditë, ndërkohë që prodhon 9. Diferenca është mungesa dhe terri që përjetojmë çdo ditë. Vetëm në Tiranë, gjithçka që mbulohet me korent dhe konsumi në rritje kërkon 3 milion kilovat orë ku KESH arrin të plotësojë vetëm me 2 milion e 600 mijë kilovat orë e cila sipas drejtorit të përgjithshëm ekonomik Vladimir Dhamo është në varësi të mundësive.
Deri më sot kemi arritur të importojmë 6 milion kilovat orë në ditë, import që do të shtohet. Është vënë në punë teci i Fierit i cili prodhon 1 milion e 200 mijë kilovat orë në ditë. Po ashtu me kapacitete të reduktuara Vau i Dejës, Komani dhe Fierza./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/