Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike shtyhet për muajin tjetër
  • 4 years ago
Komisioni rregullator ende nuk ka marrë vendim nëse do të ketë shtrenjtim të rrymës. Në fillim të këtij muaji të gjitha kompanitë energjetike kërkuan shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe i dorëzuan përllogaritë për shpenzimet e tyre. Nga KRRE thonë se ky proces do të shtyhet për muajin e ardhshëm sepse kërkojnë të dhëna shtesë nga kompanitë.

?Jemi në bisedime me kompanitë dhe kërkojmë të dhëna shtesë sepse ky është vit shumë jokarakteristik, gjegjësisht edhe në pjesën e shfrytëzimit kemi situatë të pazakonshme dhe gjithashtu kemi edhe probleme në shpenzimet e tyre dhe në mënyrën si janë prezantuar ato. Ndoshta procedura do vazhdojë edhe gjatë muajit korrik?.- deklaroi Marko Bislimovski, kryetarë i KRE-së

Shpenzimi i energjisë elektrike këtë vit mund të jetë më i vogël për 2 deri 3%. Kjo është si rezultat i shfrytëzimit të zvogëluar nga ana e industrisë dhe kompanive të cilat për shkak të pandemisë nuk kanë punuar. Nga KRRE thonë se do i marrin parasysh shpenzimet e kompanive energjetike dhe në bazë të metodologjisë do e formojnë çmimin e energjisë elektrike.

Andrea Çobanova
Recommended