Nga 500 në 400 euro, kyçja e energjisë elektrike për amvisëritë për 20% më lirë
  • 5 years ago
Për të paktën 20 për qind do të zvogëlohet çmimi i kyçjes së energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa do të ketë edhe ulje të çmimit për kyçje për konsumatorët e tjerë. Kjo do të thotë se nëse deri më tani amvisëritë paguanin rreth 500 euro për t?u kyçur, që tani do të paguajnë rreth 400 euro.?Kjo i referohet para së gjithash rritjes së efikasitetit në punë të ?Elektrodistribuimit? dhe uljes së shpenzimeve të tyre për furnizimin e pajisjes e cila do të përdorej për ndërtimin e këtyre kyçësve. E gjithë kjo na vendos në situatë të mirë, shpenzimet për kyçje në amvisëritë të zvogëlohen të paktën 20 për qind, ndërsa gjithashtu do të ketë ulje përkatëse edhe të shpenzimeve për kyçjen e llojeve të ndryshme të konsumatorëve?, deklaroi sot kryetari i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski para debatit publik për rregullat e rrjetit për distribuimin e energjisë elektrike të ?Elektrodistribuimit? Shkup.Gjithashtu do të zvogëlohet edhe afati për dhënien e pëlqimit dhe afatet për ndërtimin e kyçësve.Me rregullat rrjetore për distribuim, operatori i sistemit distribuues do të obligohet të formojë datë të të dhënave për cilësinë e dërgimit të energjisë elektrike, ndërsa kjo, sipas Bislimovskit është e rëndësishme pasi do të mund të matet cilësia e energjisë elektrike të dërguar dhe në bazë të kësaj të bëhet presion plotësues ndaj operatorit të sistemit distribuues për ta përmirësuar cilësinë e energjisë elektrike të dërguar.
Recommended