Ora News - Anulohet koncensioni i llixhave, Xhaçka: Të hënën zhbëhet vendimi për Dibrën
  • 5 years ago
#oranews #llixhat #diber

Pas protestave të banorëve të Dibrës, vendimi për privatizimin e ujërave termale të Peshkopisë do të anulohet të hënën. Ministrja e Mbrojtjes nga Kuvendi tha se analiza e strukturave të shtetit ka treguar se aty ka abuzime. Por nga ana tjetër, banorët kërcënojnë se do të bazohen në Kanun për të mbrojtur pasurinë e zonës.

Vendimi për dhënien në përdorim për 5 vjet të ujërave termale të Peshkopisë do të anulohet.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në cilësinë edhe të deputetes së qarkut, deklaroi në Kuvend se vendimmarrja e Këshillit të Bazenit të Ujërave të Drin-Bunë ishte abuzive e për pasojë do të zhbëhet në fillim të javës së ardhshme.

Olta Xhaçka: Vetëm një ndërhyrje për të qetësuar ata banorët e Peshkopisë që jetojnë përmes ujërave të llixhave. Për të qetësuar përfaqësuesit e Dibrës në këtë parlament, por edhe ata të bashkisë që janë të shqetësuar nga vendi i marrë nga ky Këshilli i Basenit të Ujërave Buna-Drini. Një vendim i cili edhe në këndvështrimit tonë, është një vendim i marrë në mungesë transparence pa kritere të përcaktuara dhe abuzivisht. Është bërë një hetim administrativ mbi këtë vendim dhe të hënën do të ketë një vendim dhe do të anulojë vendimin e parë. Jo vetëm Buna-Drini, jo vetëm që do të anulohet vendimi i parë, por do të marren masa për ata që e kanë marrë këtë vendim abuziv.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/privatizimi-i-llixhave-ne-peshkopi-xhacka-vendimi-jo-transparent-do-anulohet

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended