Ora News - Shtyhet për të hënën seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Është shtyrë për të hënën e 13 korrikut, seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, është shtyrë për të hënën e 13 korrikut. Kajmaku nuk ishte i pranishëm në seancë, por mori pjesë avokati i tij, Isuf Shehu. Prokurori Kol Hysenaj kërkoi të shpallet mos-kompetenca për verifikimin e masës nga kjo gjykatë, pasi duhet t?i dërgohet Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për verifikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku. Seance e radhës është përcaktuar të hënën e 13 korrikut, ku duhet të jetë i pranishëm vetë 49-vjeçari Kajmaku.

Në seancën e kësaj të enjte që ishte parashikuar në orën 11:00 Kajmaku nuk ishte i pranishëm, por mori pjesë avokati i tij, Isuf Shehu. Gjatë seancës gjyqësore, prokurori Kol Hysenaj kërkoi të shpallet mos-kompetenca për verifikimin e masës nga kjo gjykatë, pasi duhet ti dërgohet Gjykatës së Apelit.

Një ditë pasi kjo e fundit liroi ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, burimet bëjnë me dije se ai ka lënë ambientet e spitalit ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh dhe është rikthyer në shtëpi, por avokati i tij tha se Kajmaku është ende në spital.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kajmaku-largohet-nga-spitali-do-paraqitet-ne-prokurori-2-here-ne-muaj/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended