Ora News - Pas shkarkimit të Agim Kajmakut, qytetarët e Vorës kërkojnë zgjedhje të reja

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Tri ditë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shkarkoi kryetarin e bashkisë së Vorës për shkak të dekriminalizimit, qytetarët kërkojnë zgjedhje. Për mikrofonin e RTV Ora, banorët kërkojnë zgjidhjen e këtij ngërçi,ku qeveria njeh 30 qershorin si date votimesh dhe presidenti 13 tetorin.

"Unë mendoj që të bëhen zgjedhje, që mos rrimë pa k ryetar"

"Për mendimin tim o të sjellin tjetër, ose ka bashkia njerëz më të mirë"

"Ne themi Presidentit të dekretojë zgjedhjet"

"Të presim vendimin e gjykatës dhe më pas të bëhen zgjedhje"

Denoncimi i Partisë Demokratike dhe më pas verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme bënë publik faktin se Agim Kajmaku, i cili përdorte dhe identitetin Jorgo Toto kishte ?hesape? me drejtësinë greke, me akuzën e përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara, të cilat nuk I kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas ligjit në fuqi, Agim Kajmaku ka një afat 45 ditor për tju drejtuar gjykatave për të bërë ankimimin e vendimit të KQZ.

Me shkarkimin nga detyra të Agim Kajmakut ?topi? i mbetet kryeministrit Rama për t'ju drejtuar me një kërkesë presidentit të Republikës Ilir Meta për një datë të re të zgjedhjeve për bashkinë Vorë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pas-shkarkimit-te-agim-kajmakut-qytetaret-e-vores-kerkojne-zgjedhje-te-reja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended