Xhaçka vizitë në Peshkopi: Vendimi për koncensionin e llixhave abuziv, do të anulohet
  • 5 years ago
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka qenë këtë të hënë në Peshkopi ku ka zhvilluar një takim me një takim me banorë, punonjësit dhe bizneset e Qendrës Balneare në Peshkopi (Burimi Termomineral i Llixhave)

Duke e konsideruar një vendim abuziv dhe në mungesë të plotë transparence, Ministrja Xhaçka ka bërë të ditur për banorët e Peshkopisë dhe se do të anulohet vendimi i Këshillit të Basenit, të ujërave Drini-Buna për dhënien me koncension të këtij burimi .

Gjithashtu ministrja në fjalën e mbajtur tha se për këtë rast do të mbahen dhe përgjegjësitë e duhura.

?Vendimi i Këshillit të Basenit Drini ? Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim. Vendimi është marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit. Nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet. Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë?, është shprehur Xhaçka

Nga ana e tyre disa nga përfaqësuesit e biznese në këtë takim janë shprehur se askush nuk i kishte pyetur për privatim, ndëkohë llixhat përbëjnë një burim të ardhurash për të gjithë qarkun.

Gjatë vizitës së saj, ministrja Xhaçka bisedoi me bizneset edhe për zhvillimin e mëtejshëm të llixhave, ndërsa kërkoi prej tyre administrim më të mirë të Burimit Termomineral të Llixhave.
Recommended