Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Veliaj: Vendimi më i mirë për mushkëritë e fëmijëve
  • 5 years ago
Një lajm të mirë për qytetarët dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit e konsideroi Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vendimin e qeverisë Rama për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra sesa 10 vite.

Nga Njësia nr. 7, ku pati një takim me banorët e zonës dhe prezantoi Buxhetin 2019-ës kryebashkiaku Veliaj ndërsa bëri një bilanc e këtyre tre viteve punë, tha se po shihet mundësia që dogana për mjetet elektrike të bëhet zero. Gjithashtu, Veliaj prozoi një zgjidhje për të shtuar makinat që nuk ndosin mjedisin.

?Vendimi që mori Parlamenti për të ndaluar importin e makinave më të vjetra se 10 vjet është ndoshta vendimi më i mirë që është marrë për mushkëritë e çdo fëmije në vend. Faktori i vetëm i ndotjes në Shqipëri janë makinat, kryesisht makinat rraqe që vijnë nga bota, të cilat i përdorim për të shkuar nga kafja në kafe. I jam sot shumë mirënjohës Edi Ramës, qeverisë dhe 74 votave tona në Parlament, që mundësuan këtë vendim. Tirana, si përfituesja më e madhe me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, i jep fund importit të rraqeve të botës.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës
Recommended