Qeveria shtyn me 10 muaj afatin për ndalimin e importit të makinave të përdoruara
  • 5 years ago
TIRANE-Qeveria ka vendosur sot që të ndryshojë vendimin për importin e makinave të përdoruara. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur rishikimi i vendimit dhe shtyrja e afatit deri në 31 Dhjetor të këtij viti. Ligji i miratuar në tetorin e vitit të kaluar vendoste kufizime lidhur me importet e makinave të përdorura me vjetërsi mbi 10 vjet.

Por, sot ministrja Balluku deklaroi se janë ndryshuar afatet lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit duke e kaluar nga 28 shkurti 2018 në 31 dhjetor 2019. Ministrja theksoi se vendimi i sotëm lejon zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633 (që vendoste kufizime me vjetërsi mbi 10 vjet) duke i lejuar që të bëjnë zhdoganimet e mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.

E sqaruar, vendimi do të thotë se deri në fund të këtij viti do të lejohet importi dhe zhdoganimi i automjeteve që kanë më shumë se 10 vite që janë prodhuar.
Recommended