Ora News - Nga 2 dhjetori ndalohet importi i makinave të vjetra
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset se në datën 2 Dhjetor 2018, hyn në fuqi VKM Nr. 633, datë 26.10.2018 ?Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete?.

Ky vendim zbatohet për mjetet motorike të kategorisë M (M1, M2) për transport njerëzish dhe N (N1) për transport mallrash.

Ky vendim nuk zbatohet për importin e:

a) Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë:

i. automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970;

ii. automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë;

iii. automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

b) Mjeteve motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.

Në përputhje me këtë vendim, automjetet që do të importohen në Republikën e Shqipërisë, duhet të përmbushin kushtet teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe të pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të tyre, të cilat duhet t?u korrespondojnë mjeteve të parashikuara si më poshtë. Këto kushte përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për transportet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-2-dhjetori-ndalohet-importi-i-makinave-te-vjetra
Recommended