Ora News - Klosi: Nga fundi i nëntorit, nuk zhdoganohen më makina të vjetra
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, thotë se vendimi i qeverisë që ndalon importin e makinave me prodhim mbi 10 vjet nuk është taksë për të varfrit.

I ftuar në Ora News, ai tha se vendimi prek vetëm bizneset, teksa shtoi se në fund të këtij muaji doganat nuk do të zhdoganojnë më makina të vjetra.

Blendi Klosi: Në fund të këtij muaji doganat nuk do të zhdoganojnë më makina më të vjetra sesa 10 vjet përdorim nga vendet e BE. Nuk ka një taksë për më të varfërit. Mosfutja e makinave më të vjetra nuk do të thotë heqja nga përdorimi e atyre që janë në Shqipëri. Sot kemi një park makinash, 500-600 mijë makina që në shumicvën e tyre, më shumë se gjysma, janë më të vjetra se 10 vjet. Tregu i makinave nuk do të cënohet, do cënohet vetëm biznesi i atyre që sjellin makina në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klosi-nga-fundi-i-nentorit-nuk-zhdoganohen-me-makina-te-vjetra
Recommended