Ora News - Rama përgjigje për komentuesin nga makina: Nuk më zë gjumi nga plehrat!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama vijoi edhe sot me rubrikën " Përgjigjia ime". Këtë të shtunë ai rezervoi një përgjigje nga makina ku udhëtonte për komentuesin Leonard Bakalli, i cili i tërhiqte vëmendjen kreut të qeverisë të mos marrë meritat për atë çfarë natyra është treguar bujare me Shqipërinë.

Leonard Bakillari: Bukuritë natyrore Shqipërisë nuk ja solli Rilindja as ata që ishin para Rilindjes. Nëse doni të merrni merita për natyrën mund ta bëni, është e drejta juaj. Mendoj se është më mirë të merrni merita për ndonjë punë konkrete që duhet të kishit bërë këto 5 vjet.Nuk është Shqipëria 3D zoti Kryeministër.

Në përgjigje Rama e kundërshton qytetarin duke i kujtuar se në 5 vite është bërë shumë nga qeveria e tij për turizmin.

Janë pikërisht investimet dhe masat e marra sipas Ramës që bënë që këtë vit Shqipëria të vizitohet nga 6 milion turistë.

Rama: Nuk e di ku është problemi yt kur unë them mirëmëngjes me një përmbledhje artikujsh nga mediat e huaja për bukuritë natyrore të Shqipërisë turistike. Nuk të vë faj se jetojmë në një mjedis kaq të ndotur me brutalitet, gënjeshtra dyshime sa edhe një mirëmëngjes me një kartolinë të bukur për të uruar ditë të mbarë mund të bëhet shkak për një koment negativ pa pikën e lidhjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-pergjigje-komentuesin-nga-makina-nuk-me-ze-gjumi-nga-plehrat
Recommended