Ora News - Rama nuk i doli nga fjala himariotit, nusen ia punësoi në kopësht privat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Kam tre jetimë. Unë 900 lekë pension marr. Nuk i mbaj dot me këtë pension. Nusja ime është me shkollë të lartë".

Ky ishte shqetësimi i ngritur nga ky i moshuar ( në foto) nga Himara në qershor të këtij vitit,

Andon Prifti i kërkoi publikisht kryeministrit Rama punësimin e nuses së tij, e cila edhe pse me arsim të lartë, ishte e papunë.

Përgjigjia e Ramës asokohe ishte: Do t?ia gjejmë punë nuses, por në privat. Nëse është dakord të punojë në privat, ditën e hënë.

Dhe në fakt kështu ndodhi. Pasi sot në zyrën e Kryeministrisë ishte nusja e të moshuarit në takimin e kordinatorëve të bashkëqeverisjes, e cila tregoi se pas shumë vitesh më në fund kishte një vend pune si edukatore në një kopësht privat.

Juela, koordinatore e Zyrës së Bashkëqeverisjes: Gjatë turit të llogaridhënies në Himarë, Zoti Andon Prifti shprehu shqetësimin e tij në lidhje me punësimin e nuses së tij, për arsye se nuk kishte arritur ta zgjidhte përgjatë gjithë këtyre viteve. Menjëherë u morën kontaktet me Zotin Prifti dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë arriti të sistemojë situatën e Zonjës Prifti në qytetin e Vlorës, në kopshtin privat, jo publik, ?Binjakët?.

Zonja Prifti: Kam ardhur nga Vlora enkas për të falënderuar Kryeministrin për zgjidhjen e problemit tim. Pas takimit të kryeministrit me vjehrrin tim, Andon Prifti, jam marrë në kontakt ditën e hënë, direkt me Zonjën Juela, për të shkuar tek zyra e punës. Jam pritur shumë mirë nga Zonja Mariana, sëbashku me specialisten e punësimit atje.

Më kanë mbajtur në kontakt deri sa unë gjeta një punë në kopshtin ?Binjakët?, jo publik, që drejtohet nga drejtoresha Margarita Andoni, e cila më ka pritur shumë mirë. Ndihem shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur për këtë zgjidhje, që, pas shumë vitesh peripeci, duke shkuar në çdo derë, duke pritur fjalët e mira, nuk më kanë dhënë një përgjigje të mirë. Falenderoj vjehrrin tim që e bëri publike takimin me Kryeministrin dhe zgjidhjen që më dhatë ju.

Kryeministri Edi Rama: Mbase duhet të ndizni një qiri për Shën Andonin, se vjehrri Andon Prifti, drejtoresha Margarita Andoni, si duket është shenjti që ju ka ndjekur. Ndërkohë që më vjen shumë mirë që është gjetur një zgjidhje dhe dua ta them pavarësisht se kjo ngjall shumë reagime cinike dhe shumë shprehi negativiteti, për arsye nga më të ndryshimet, që nga janari në gusht, zyrat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit kanë punësuar 20763 persona, janë emra e mbiemra të regjistruar në regjistrin e sigurimeve shoqërore, jo statistika. Më vjen po ashtu shumë mirë që edhe platforma ndihmon për këtë, ndërkohë që rastet në platformë vazhdojnë shtohen dhe vazhdojnë zgjidhjet e përditshme të problemeve, të halleve të qytetarëve.

Duke e mbyllur takimin për sot, me falënderimin, përsëri, për të gjithë të ftuarit, natyrisht dhe me falënderimin për të gjithë koordinatorët për punën që kanë bërë dhe për kontributin që japin për imazhin e kësaj pune të madhe dhe të p...

Recommended