Report TV -'Nuk ka 97!', Rama nga Fieri: Shqiptarët do t'ia bëjnë 8 me 2 opozitës
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në qytetin e Fierit në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale me 30 qershor. Në këtë situatë të tensionuar në prag të zgjedhjeve Rama ka komentuar lëvizjet më të fundit të presidentit Meta, ku ky i fundit dekretoi datën 13 tetor si datën e re për zgjedhjet lokale.

Duke iu referuar takimit që Meta kishte me Bashën dhe Vasilin në Presidencë pak para se të nxirrte dekretin për 13 tetorin, Rama tha se katërshja, Berisha, Basha, Kryemadhi e Meta e kanë kthyer godinën e Presidencës në seli të 4 aventurierëve të revolucionit imagjinar.
Recommended