Rama: Absurd bojkoti i opozitës, nuk kemi hall ecjen e procesit para

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas përfundimit të mbledhjes me opozitën Parlamentare, kryeministri Rama tha për gazetarët se është në interesin e PD-së që ta ndiqte këtë proces, sepse këshilli politik e ka mbaruar misionin e tij në 5 qershor.

Sipas Ramës bojkotimi ka qenë absurd dhe se ligji zgjedhor do të reflektohet atë që kushtetuta imponon në lidhje me listat e hapura.

Rama: U bë një diskutim me grupin e ekspertëve politikë që e kanë ndjekur këtë çështje. Ne erdhën sot për të shprehur gatishmërinë për të diskutuar për çdo që gjë është e paqartë që ka krijuar keqkuptimi. Në këndvështrimin tim është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, sepse ky këshill e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit. Pas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Kështu që duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor, çka kushtetuta do të imponojnë në lidhje me listat e hapura. Më duket absurd bojkotimi.


Ne nuk jemi një vend pa institucione. Ekzistenca imagjinare e jashtëparlamentare nuk e bën vendin po parlament. Kjo tryezë është nderuar si një mirëbesim, edhe pse PD është arratisur duke braktisur detyrë, por ata janë pjesë e një realiteti politik dhe nuk mund të mohojmë këtë. Më vjen keq sepse është një kohë shumë e shkurtër, sepse nuk jemi në kushtet e një halli në lidhje me ecjen e procesit para, sepse kemi konsensus me forcat parlamentare. Nuk kemi asnjë hall të posaçëm. Kemi bërë gjënë e duhur.Marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/rama-absurd-bojkoti-i-opozites-nuk-kemi-hall-ecjen-e-procesit-para-kemi-konsensus-me-forcat-parlamentare/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended