Ora News - Restaurohet kalaja në Durrës: Kulla C u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Brenda dy vitesh kulla e dëmtuar në kalanë e Durrësit do të kthehet siç ishte më parë. Tashmë ka nisur restaurimi me fondet e Suedisë, ndërsa në fazën e dytë projekti do të realizohet me mbështetjen e SHBA.

Kulla C e kalasë së Durrësit e rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit do të ngrihet sërish! 6 muaj pas dëmtimit, kanë nisur ndërhyrjet restauruese. Aktualisht puna është në fazën e parë e një procesi që pritet të jetë i gjatë por edhe i vështirë.

''Ne po bëjmë spostimin e materialeve, do pastrohet hapësira dhe do përgatitet projekti i saktë i ndërhyrjes'', tha inxhinieri zbatues.

Ndërhyrja e parë dhe konsolidimi i monumentit janë financuar nga qeveria suedeze.

Faza e tretë që është edhe më e kushtueshmja mësohet se do të mbështetet Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë akorduar 800 mijë Dollarë për restuarimin e monumenteve të dëmtuara në Durrës, Preze e Krujë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rindertohet-kalaja-ne-durres-kulla-c-u-demtua-nga-termeti-i-26-nentorit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended