U dëmtua nga tërmeti/ Kryhen 12 shpërthimet në pallatin gjigant në Durrës, bëhet gati për tu shembur
  • 3 years ago
12 shpërthime kanë gjëmuar në të gjithë qytetin bregdetar pasditen e së dielës, ndërsa lagjja 17 është mbuluar nga retë e pluhurit.


Shpërthimet e ndara nga njëra-tjetra u realizuan nga forcat xheniere dhe IKMT për të dobësuar strukturën e pallatit të Kastratit, për t?i hapur rrugë shembjes së godinës së dëmtuar nga tërmeti.

Shpërthimet për dobësimin e konstruksionit të brendshëm krijojnë mundësinë e rënies sa më të lehtë të objektit dhe shmangien e dëmtimeve në objektet përreth tij. Sipas specialistëve, ky objekt 13-katësh me bodrum ka paraqitur mjaft vështirësi për t?u ekzekutuar.

Për secilin nga 12 katet e objektit ka pasur një shpërthim. E veçanta e objektit të dëmtuar ka konsistuar në ndërtimin e tij, nga themelet e deri në kat të 12-të përbëhej prej 14 muresh beton e dy zgara hekuri, ndaj u vlerësua shembja e mureve të brendshme fillimisht.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Earthquake#TopChannel
Recommended