Ora News - Tymi i madh mbulon Tiranën, pamje të tjera nga djegia e varrezës së makinave në Kashar
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një pikë e grumbullimit të makinave të vjetra në Kashar është përfshirë nga zjarri gjatë mesditës së sotme.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se punonjësit e pikës së grumbullimit kanë qenë duke punuar me mjete prerëse dhe ka qenë një shkëndijë që ka provokuar më pas zjarrin.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrikëse të cilët po punojnë për vënien në kontroll të flakëve. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje gjithashtu.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, shtëllungat e mëdha të tymit të zi shquheshin që nga zona e Astirit.

Drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, tha se zjarri në pikën e skrapit nuk paraqet rrezik për njerëzit, por mjedisin.

?Zjarri i përmasave të mëdha për shkak se janë djegur vajra makinash. Nuk paraqet rrezik për jetët njerëzore por për mjedisin, prandaj u angazhuam për ta shuar sa më parë. Do përcaktohen shkaqet e zjarrit por për momentin ishim përqëndruar në shuarjen e flakëve.?

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended