Ora News - Nesër vendimi për tërmetin, Prokuroria kërkon burg për 13 të arrestuar, 17 në shtëpi
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Gjykata e Penale e Tiranës ka dëgjuar për rreth 7 orë argumentet e prokurorisë për 31 personat e arrestuar pas dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit si dhe të palëve mbrojtëse.

Në seancën e parë akuza ka kërkuar "arrest në burg" për ish të zgjedhurit e djathtë, Besnik Fuçia i Farkës dhe Fatbardh Plaku i Kasharit. Teksa për Faik Fejzon, ish i zgjedhuri i PS-së në Kashar, u kërkua masa e "arrestit në shtëpi".

Gjatë seancës maratonë mësohet se ka pasur dhe përplasje të forta mes prokurorëve dhe mbrojtjes, të cilët pretenduan se ndalimet janë bërë pa prova dhe fakte.

Në seancën e dytë u shqyrtuan 16 dosje. Gjatë paraqitjes së argumenteve akuza ka kërkuar 13 masa "arrest në burg", 13 në "arrest shtëpie" dhe 5 "detyrim paraqitje".

Ndërsa gjykata do të japë vendimin paraditen e së shtunës, ora 10:00.

Në dosjen e mbrojtur prej prokurorëve Alket Mersini dhe Erjon Imeraj janë renditur një sërë shkeljesh të zbuluara në pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

Shkeljet sipas akuzës nisin nga mungesa e dokumentacionit për studimin sizmik të zonës së ndërtimeve, aktet e kolaudimit, aktet e kontrolleve në faza të ndryshme të ndërtimeve.

Janë regjistruar mungesë të kolonave në pallate sipas parashikimeve të projekteve, analizat e çimentos dhe të hekurit si dhe një sërë elementësh që kanë cënuar sigurinë e pallateve.

Për këtë shkak nën akuzë janë vënë zyrtarët e ish-komunave, inxhinierët e kompanive kolaudues etj.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ne-gjykate-te-arrestuarit-pas-termetit-ne-tirane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended