Qëndrime të ndryshme për shkurtimin e orarit të punës
  • 4 years ago
Ekonomia në vend nuk mund të lejojë që e diela të jetë ditë jo pune sepse kjo do të ndikojë negativisht në prodhim. Kjo është përgjigja e punëdhënësve lidhur me kërkesën e LSM-së. Ata nuk pajtohen as afatin i kontratave me afat të caktuar të zvogëlohet nga pesë në një vit. Sipas tyre, zgjidhja ideale është që kontratat të zgjasin për tre vjet, pas çka do të mund të merret vendim për kohë të papërcaktuar. Nga Lidhja e Sindikatave mbrojnë qëndrimin që afati për kontratat me afat të caktuar të jetë një vit.
Recommended