Rama në Elbasan: Të rinjtë përgatiten profesionalisht, të gatshëm për tregun e punës
  • 5 years ago
451 kursantë po trajnohen nga Qendra Rajonale e Formimit Profesional në Elbasan, nëpërmjet kursit ?Start Smart?, që është një instrument i rëndësishëm për profilizimin apo riprofilizimin e çdo punëkërkuesi të papunë, me qëllim orientimin sa më të mirë për punë dhe profesion. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Dajna Sorensen, ishin në këtë qendër ku zhvillohen kurse profesionale në profile të ndryshme.

?Ne i kemi orientuar të gjithë studentë që duan të marrin kurse formimi profesional të fillojnë me Start smart-in për të parë kush janë aftësitë e tij, prirjet e tij, që t?i bëhet më e lehtë pjesa e formimit. Krahas saj marrin disa aftësi të buta për punën në grup, zhvillojnë qëndrueshmërinë e tyre?, - u shpreh një nga përfaqësueset e Zyrës së Punës.

Kursantët e trajnuar pas përfundimit të kursit orientohen drejt punësimit ose drejt formimit profesional të mëtejshëm. ?Kjo është një gjë e domosdoshme, sepse e keni parë vetë, që shkon të kërkosh punë e ju thonë çfarë di të bësh e ngre supet.

Ndërkohë që këtu, duke marrë këto aftësitë bazë e duke pasur dhe njohuri profesionale bazë, do ta keni shumë më të lehtë për t?u integruar në tregun e punës dhe duke qenë edhe më të kualifikuar, patjetër që edhe pagat do të jenë më të mira që në fillim?- tha kryeministri Rama, ndërkohë që synimi për këtë qendër formimi është profilizimi i saj drejt industrisë ku edhe bizneset në këtë rajon kanë më tepër nevojë.
Recommended