LEZHË- Policia e Lezhës në vijim të punës për parandalimin dhe goditje e veprimtarisë kriminale,

  • 6 years ago
Gjatë kontrolleve blic të ushtruara në rrugë, në lokale, pika basti, banesa të pabanuara janë ndaluar disa persona me precendentë penalë si: Endrit Vejsiu, Gentjan Elezi, Gentjan Tafa dhe Eris Gjoni.

Në momentin e arrestimit Endrit Vejsiut iu gjetën të fshehura në makinë 4 mina me telekomandë, të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, 3 kg kanabis e paketuar gati për shitje. një pistoletë tip TT, me një krehër me 8 fishekë.
Leonard Tafës, iu gjet një pistoletë tip TT, me një krehër me 8 fishekë, ndërsa Eris Gjonit iu gjet e bllokua një shkop hekuri policor.

Gjithashtu Policia e Lezhës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër kanë shoqëruar për verifikim 15 persona me precedentë penalë, të cilët ishin të dyshuar për "Vjedhje? dhe ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Recommended