Report Tv-Rrokadë ndryshimesh në prokuroritë e Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës

  • 5 years ago
TIRANË- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka firmosur lëvizjet e prokurorëve në disa nga prokuroritë e rretheve.Marku ka kryer disa ndryshime prokurorësh në prokurorinë e Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës.

Më konkretisht në Tiranë janë ndërruar drejtuesit e seksioneve. Marieta Zaimi vendoset në krye të seksionin Task Forcës në vend të Deniona Katros. Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen. Në Sektorin e Vrasjeve, Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi. Këta tre ish-shefa sektorësh kanë kaluar si prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës.

Një tjetër lëvizje e Markut është dhe zgjerimi i Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë. Simon Pashuku, nga drejtues në prokurorinë e Lezhës, caktohet prokuror i thjeshtë në këtë prokurori

Recommended