Konfirmohet kryegjyqtari i Tiranës, shkarkohet gjyqtarja e Shkodrës

  • 4 years ago
Gjyqtari Petrit Como u shpall i pastër nga vettingu për të tre kriteret.

Pasuritë e tij iu nënshtruan kontrollit së bashku me pasuritë e të ëmës, të ndjerës Liri Belishova dhe të të atit Maqo Como. Komisionerët përmenden edhe faktin që pas rënies së komunizimit familja Como u zhvendos nga cërriku ku ishin internuar, për të jetuar me qira në Tiranë dhe që i ati i gjyqtarit i ndjeri Maqo Como, ish ministër bujqësie , u dëmshpërblye nga shteti ai u burgosur politik.

Gjyqtari Como rezulton mes fare pak njerëzve të drejtësisë që janë dekoruar nga ish presidenti Alfred Moisiu.
Në të njëjtën ditë u shpall edhe vendimi për Gjyqtaren e apelit Shkodër Lindita Hoxha e cila nuk e kaloi provimin e vettingut. Së bashku me një tjetër gjyqtar të shkarkuar më herët Fuat Vjerdhën, Hoxha njihet si gjyqtarja që vendosi kundër heqjes së dënimit të përjetshëm të Dritan Dajtit.

Por njëri nga anëtarët që votoi pro për Dajtin duke i zbritur dënimin në 25 vjet , gjyqtari Aleks Nikolli mendon se kontrolli vetëm i pasurive dhe përjashtimi i dy kritereve të tjera është paragjykim. Pavarësisht kërkesës për ricelje të hetimit administrativ, KPK deklaroi në seancën dëgjimore pasaktësi dhe probleme me pasuritë e tij.

Pak nga pak komisionerët po bëhen gati për pushime e bashkë me ta edhe gati 400 gjyqtarë e prokurorë që presin me ankth kërkesën për tu kontrolluar. të vetmit që do kenë një gusht gjatë të cilit duhet të përgjigjen, janë ata gjyqtarë dhe prokurorë që u janë nisur pyetjet dhe që duhet të bëhen gati për një shtator vettingu.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vettingu#PetritComo#TopChannel

Recommended