Vettingu: Kalon gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, probleme me pasurinë për gjyqtarin Artur Gaxhi

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Artur Gaxhi ka dalë para vettingut. KPK ka konstatuar probleme me pasurinë. Ndërsa ka kaluar me sukses ne shkallën e parë gjyqtarja e Apelit Vojsava Osmanaj.

Vettingu në drejtësi po vijon me gjyqtarët e gjykatavë të apeleve. Ne orët e para të ditës KPK ka konfirmuar në detyre gjyqtarën e Apelit të Shkodrës Vojsave Osmanaj

Pas saj në vetting para komisionit ka dalë gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Artur Gaxha. Ndonëse ILDKPI kishte bërë për gjyqtarin Gaxha një raport ku e kishte nxjerrë me pasuri të justifikuar dhe që nuk ka konflikt interesi, KPK kishte kryer një hetim ku për gjyqtarin u konstatua se nuk justifikonte burimin e ligjshëm të nje pjese pasurisë. Gaxha kishte në pronësi një apartament në Tiranë 124,8 m2 të cilin ai kishte deklaruar se ia kishte blerë babait të bashkëshortes në vlerën 1 milion lekë.

Në lidhje me çmimin e ulët Gaxha është shprehur se ai ka qënë i tillë , për shkak të marrëdhënies baba-bijë. Gjyqtari kishte blerë një tjetër apartament 180 m2 në Tiranë, në vlerën 200 mijë euro. Si burim pasurie, ai kishte deklaruar 120 mijë euro kredi. 40 mijë euro nga shitja e një apartamenti në Golem. 1,5 milionë lekë nga shitja e autoveturës dhe kursime. KPK u shpreh se në 2010, gjyqtari nuk është deklaruar burimi i shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.

Gaxha zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe nje tokë arë në Mjull Bathore, 900 m2 të cilat kishin si burim shitjen e nje apartamenti por sipas KPK pagesa nuk është bërë përmes llogarisë bankare të noterit. Gjithashtu, gjyqtari ka deklaruar fitimin e 84 mijë dollarëve nga një llotari në vitin 2006.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kpk-konfirmon-ne-detyre-gjyqtaren-e-apelit-te-shkodres-vojsava-osmanaj/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended