Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra Kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkodrës
  • 5 years ago
Kryetarja e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Valbona Durraj (Seknaj) është shkarkuar nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj kishte probleme me pasurinë, ky ka qenë edhe kriteri kryesor që KPK vendosi ta shkarkonte nga detyra.

Trupa gjykuese që kreu procesin e Vettingut për Durrajn përbëhej nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Suela Zhegu. Kujtojmë se Valbona Durraj e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998. Për më shumë se një dekadë, ajo ka punuar në gjykatën e shkallës së parë të Shkodrës, ndërkohë që në vitin 2013 ajo u dekretua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkodrës.
Recommended